Shqiptarja 18-vjeçare merr çmimin e ekselencës nga Barack Obama

0

Shqiptarja nga Presheva merr çmimin prestigjioz si nxënëse e ekselencës nga Presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gresa Mustafa, 18-vjeçarja është një nga nxënëset e shkollave të mesme, e ka marrë çmim prestigjioz në konkursin që organizon çdo vit Presidenca e SHBA.

Çmimin “Academic Excellence” ia dorëzoi vetë Presidenti Barack Obama për talentin e saj në aktrim. Ky çmimi i ka hapur nxënëses shqiptare shumë dyer, ndër të cilat janë bursat e studimit në universitetet më të kërkuara amerikane.

Gresa Mustafa është nxënëse e “Glenbard North High Schol” në Chicago. Pjesën më të madhe të ditës e kalon në teatër, ku njihet për rolet e shumta në shfaqjet për të rinjtë në qytetin e Chicagos.