Shqiptari kërkohet nga Interpoli për krime lufte ndaj shqiptarëve!

0

Në mesin e 16 serbëve që Interpoli ka futur në listën e të kërkuarve për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjendet edhe një shqiptar, shkruan Illyriapress.

Ai është Muharrem Ibraj nga fshatin Osek Hilë i Gjakovës, aty ku Serbia ka bërë disa nga krimet më të tmerrshme të luftës.

Ibraj në flet palosjen e Interpolit kërkohet ngase besohet se ka qene pjesëmarrës në masakrën e Mejes dhe se pas asaj date ka varë në litar një shqiptar të arrestuar nga serbët.

I njëjti (Muharrem Ibraj) ka qenë dëshmitar i ftuar në Hagë ndaj procesit të Sllobodan Millosheviqit dhe komplet dëshminë e tij e ka ofruar në favor të serbëve dhe Serbisë. Ai aktualisht jeton në Serbi.