Shqiptarët më pak të lumtur. Zënë vendin e 69 në raportin e OKB-së

0

Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportin global të lumturisë, e rendit Shqipërinë në vendin e 95 ndër 158 vende të ekzaminuara.

Por duket se shqiptarët zënë vend të favorshëm në rang rajonal, po të kemi parasysh që shqiptarët e Kosovës zënë vendin e 69 në renditjen globale. Vende si Greqia dhe Bosnja qëndrojnë më poshtë se Shqipëria në renditje, ndërsa Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia qëndrojnë mes dy shteteve shqiptare.

Raporti merr në konsideratë faktor si Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pereceptimi i korrupsionit, mbështetja sociale, apo jetëgjatësia. Krahasuar me raportin e shkuar, atë të vitit 2013, dhe që maste periudhën 2010­-2012, Shqipëria ka rënë plot 33 vende.

Në rang global, vendin e parë e mban Zvicra e ndjekur nga Islanda dhe Danimarka. Ky raport për herë të parë fotografon impaktin e krizës financiare globale gjatë viteve të fundit mbi gjendjen psikologjike të popullatës.