Shqiptarët jashtë Shqipërisë pa bileta për Kampionatin Europian

0

Edhe pse akoma nuk janë ndarë grupet, UEFA në faqen e saj zyrtare ka mundësuar që tani aplikimim për biletat e ndeshjeve.

Fillimisht përzgjidhet ekipi për të cilën dëshiron që të jesh në stadium. Në çdo ndeshje Shqipëria ka të drejtë që të ketë në stadium 25 për qind të të gjithë tifozëve, raporton Albeu.

Aplikimi lejohet vetëm për qytetarët që janë rezident në Shqipëri, ose që kanë pasaportë shqiptare. Në këtë rast më të penalizuarit do të jenë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, apo e vendeve fqinjve, të cilët nuk kanë pasaportë shqiptare.