Shqipëria pret shenjtërimin e Nënë Terezës, aktivitete edhe në Shkup

0

Papa Françesku më 4 shtator, në ceremoninë që do të mbahet në selinë e shenjtë në Vatikan do ta shpallë humanisten Nënë Terezë të shenjtë.
Papa hapi rrugën për shenjtërimin e Nënë Terezës duke miratuar një dekret që njeh një mrekulli të dytë që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.
Data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.
Më 17 dhjetorin e kaluar Papa Francesku ka firmosur dekretin për njohjen e mrekullisë së kryer nga Nënë Tereza në shërimin e plotë nga një tumor në tru, në gjëndje mjaft të
avancuar, të një besimtari nga dioqeza e Santos, në San Paolo të Brazilit.
Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet cdo vit më datën 5 shtator, në ditën e lindjes.

Organizime për këtë datë janë duke u bërë edhe në vendin e saj, në Shkup.
“Nëse të gjithë ne duam ta përmbledhim dhe përshkruajmë jetën e Nënës Terezë me vetëm dy fjalë, atëherë padyshim se ato fjalë janë Zoti dhe dashuria”, tha Kiro Stojanov, peshkop i Shkupit.
Ky akt bëri që autoritetet e Shkupit nga 5 deri më 11 shtator të organizojnë manifestime kulturore për nder të veprës së Nënë Terezës.