Shqipëria mund Rumaninë! Ja cilat janë kalkulimet për fazën tjetër

0

Fitorja 1 – 0 e Kombëtares ndaj Rumanisë i jep shpresë kuqezinjve për të qenë në fazën tjetër, por gjithsesi duhet të presim deri të mërkurën.
Formati i ri i lejon 16 ekipeve nga 24 finalistë të vazhdojnë në turin me eliminim direkt. Golavarazhi mbetet ende negativ, minus 2, por gjithsesi duhen pritur ndeshjet e fundit të secilit grup. Çdo humbje e vendve të treta është në favorin e Kombëtares, madje edhe çdo gol i pësuar prej tyre.
Më tej shkojnë 4 vendet e treta me rezultatet më të mira. Për momentin ka dy ekipe të pozicionura të tretat si Portugali, Çekia dhe Suedia me më pak pikë.
Irlanda e Veriut dhe Sllovakia e kanë diferencën e golave më të mirë. Fati në këtë rast duhet të jetë me Shqipërinë, që të vijojë të jetë në finalet e para të Europianit në historinë e saj.