Shqipëria hyn në “Guinness World Records” me “Cup Song Albania”

0

Sot, në sheshin “Skënderbej”  të Tiranës  dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, u mblodhën 2017 të rinj nga shkollat fillore, për të thyer Rekordin Guinness përmes performimit të Cup Song Albania.

Cup Song-u është i njohur në vende të ndryshme të botës dhe  rekordin e mëparshëm e  mbante Belgjika, me gjithsej 349 pjesëmarrës, rekord ky që sot e tutje i takon shqiptarëve. Plot 2017 nxënës, të  ulur në mënyrë të tillë që të formohej fjala  “ALBANIA”  dhe viti  “2017”, në sinkroni me njëri-tjetrin arritën që  të dalin triumfues në synimin e tyre  për të treguar se mijëra zëra janë një zemër dhe një ritëm.

Në të njëjtën kohë, rreth 6000 nxënës të tjerë , iu bashkuan Tiranës me performimin e tyre në qytetet e tjera të Shqipërisë si: Shkodra,  Durrësi, Elbasani, Vlora, Korça, Gjirokastra.

Ideatorë të kësaj nisme ishin Leonard Bombaj, gjegjësisht Sirea Film.