Shqipëri, Kryeministri Rama vizitë zyrtarë në Slloveni, takohet me homologun

0

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Slloveni, është pritur me një ceremoni ushtarake nga Kryeministri slloven, Milo Cerar.
Rama dhe Kryeministri i Sllovenisë, Milo Cerar kanë patur një takim kokë më kokë në Pallatin Presidencial në Lubjanë.
Më pas është zhvilluar një takim mes dy delegacioneve.
Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Zhvillimit, Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.