Shqipëri, Kinezët marrin zyrtarisht aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas

0

Kinezët marrin zyrtarisht në administrim aeroportin e Rinasit. Tirana International Airport (TIA) njofton se China Everbright Limited (CEL kodi i aksioneve në bursë: 165.HK), një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong, merr në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s.
Duke filluar nga data 23 prill 2005, e gjithë përgjegjësia për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Tirana International Airport Nënë Tereza ka qenë në dorën e Tirana International Airport SHPK (TIA), me ortakët AviAlliance GmbH (më parë e njohur si HOCHTIEF AirPort GmbH), DEG – Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft mbH (DEG) si dhe Albanian-American Enterprise Fund (AAEF).
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i CEL, Z. Chen Shuang, u shpreh se “Me mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe stafin menaxherial të TIA-s, CEL ka kënaqësinë të mbyllë procesin e blerjes së Tirana International Airport.
Më shumë se 70 milionë Euro janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit.