Shqipëri, Byroja e Hetimit, FBI do të zbarkojë në Tiranë

0

Parlamenti miratoi mbrëmjen e shkuar disa ligje për paketën e reformës në drejtësi, ndërsa bashkë me votat e opozitës u miratua edhe ligji për ngritjen e strukturave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për zyrtarët e lartë e quajtur SPAK.

Ligji, i cili mori 122 vota në favor, parashikon dhe ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila pritet të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

Sipas Zërit të Amerikës, anëtarët e kësaj Byroje do të trajnohen pranë akademisë së FBI-së. Ata do të kenë në dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen t’i nënshtrohen dhe testit të së vërtetës.

Një agjent i FBI-së amerikane do të dërgohet gjithashtu në Tiranë për të mbikëqyrur aktivitetin e anëtarëve të Byrosë.