Shqipëri, ambasadori i SHBA: Shqiptarët janë ngopur me kriminelët në politikë

0

Ambasadori i SHBA-së e quajti të rëndë situatën sa i takon krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Në aktivitetin e organizuar nga qendra Marshall në Tiranë Donald Lu përmendi rastin e Emiljano Shullazit, si shembulli i njeriut për shumë vite i akuzuar për krime, trafik droge por i arrestuar vetëm kohët e fundit.
Lu vijon ta përsërisë se reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për të prerë lidhjet e krimit me politikën dhe mosndëshkueshmërinë duke nënvizuar se SHBA do jetë gjithmonë mbështetëse e saj por dhe e Byrosë së Hetimit.
“Në Shqipëri ata që akuzohen si trafikantë të mëdhenj droge dhe bosa të krimit të organizuar rrallë përballen me akuza kriminale. Shqipëria ka nivelin më të ulët të dënimit të krime të rënda në Europë dhe problem është mosndëshkueshmëria, pasi bosët e krimit nuk dënohen për shkak të lidhjeve që kanë me njerëzit me influencë. Edhe në SHBA kemi patur këtë problem në kohën e kriminelit famëkeq Al Kapones. Kur më në fund u arrestua ai kishte një pasuri prej qindra miliona dollarësh të përfituar nga prostitucioni, bixhozi dhe kontrabanda. Ai ia kishte hedhur sistemit të drejtësisë falë lidhjeve që kishte me policinë, drejtësinë dhe autoriteve lokale. Situata në Shqipëri është serioze por unë besoj se reforma në drejtësi dhe procesi i dekriminalizimit do të ndihmojë për përmirësuar problemin e mosndëshkueshmërisë dhe të zhdukë lidhjet e krimit me politikën.
Shqiptarët janë të ngopur me kriminelët në politikë. Përpjekjet e sukseshme për të hequr vrasësit, trafikantët dhe përdhunuesit nga parlamenti dhe organet evendore do të ketë një efekt në uljen e mosndëshkueshmërisë të bosëve të krimit në Shqipëri.
Ky është edhe një parlajmërim për të gjithë kriminelët e tjerë: nëse do ti bashkoheni politikës do të jetë një biznes i keq. Aktiviti juaj kriminal do të dalë në dritë të diellit dhe do të hyni direkt në burg”.
SHBA ka ndërrmarë një angazhim për të mbështur Byronë Kombëtare të Hetimit duke trajnuar hetuesit dhe bashkëpunim me FBI.