Shpërthim në Stamboll, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur

0

Dy të vdekur dhe katër të plagosur, ky është bilanci tragjik i shpërthimit të një bombe në Stamboll. Mediat turke dhe ato ndërkombëtare raportojnë se nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjeve, por policia turke është hedhur në veprim dhe ka zbuluar disa bomba edhe në zona të tjera të qytetit, gati në të shpërthyer. Njëra prej tyre ishte vendosur pranë shtatores së Ataturkut, një tjetër tek Qendra e Shpërndarjes së Energjisë.

Akoma nuk dihet nëse shpërthimi është sulm i lidhur me aktivitetin e militantëve islamikë.

B7oVesmCMAISYzP