Shpenzim rekord i energjisë elektrike në korrik

0

EEMZ ka njoftuar se në muajin korrik janë shpenzuar sasi rekord të energjisë elektrike.

Me 22 korrik shpenzimi ditor arriti 9.2 milion kilovat/orë (kwh), 40% më shumë se shpenzimi mesatar në muajt korrik që nga pavarsia e Malit të Zi.

Ky shpenzim është i afërt me shpenzimin rekord të të gjitha kohërave prej 10.5 milion kwh të regjistruar me 31 dhjetor të viti të kaluar.

Shpenzim i lartë energjisë pritet edhe në ditët në vijim prandaj nga kjo kompani kanë bërë apel për racionalizim të shpenzimit.