Shpallet plotësim i tenderit për rikonstruktimin e rrugëve në Kala

0

Drejtoria e punëve publike e Malit të Zi ka shpallur plotësimin e prokurimit publik për rikonstruktimin e rrugëve në Kalanë e Ulqinit, i cili ka të bëjë me instalimin e rrjetit elektrik. Ofertat do të mund të dorëzohen në ditët e punës prej orës 8 deri në orën 16.00 deri me datën 12 korrik në ora 9.00.

Në të njëjtën ditë me fillim në ora 9.30 do të bëhet edhe hapja e ofertave të mbërritura. Për detaje më të hollësishme të interesuarit mund të interesohen në faqen zyrtare të Prokurimeve publike.