Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Fizikë

0

Për nder të realizimit të dëshirës së fundit të shkencëtarit Alfred Nobel, tashmë që nga viti 1901, jepet Çmimi Nobel në disa kategori, personave të cilët gjatë vitit kanë dhënë kontributin më të madh për njerëzimin, duke rënë në pah si më të shquarit në formimin e një ideali.

Sot Akademia Mbretërore  Suedeze e Shkencave ka bërë të njohur fituesit  e Çmimit Nobel për Fizikë. David J. Thouless, F. Duncan M. Haldane dhe Michael Kosterlitz, të lindur në Britani të Madhe, por profesorë në Universitete  të SHBA-së, janë fituesit e çmimit që numëron 930 mijë dollarë amerikanë, sasi kjo që do ndahet në raport 2:1:1. Gjysma e të hollave shkon për shkencëtarin David J. Thouless, ndërsa gjysmën tjetër e ndajnë   F. Duncan M. Haldane dhe Michael Kosterlitz.

Çmimi u nda pikërisht kësaj tresheje “për zbulimet teorike të tranzicioneve fazore topologjike dhe fazave topologjike të materjes”.

Çmimi Nobel jepet që nga viti 1901 dhe gjer më tani është  dhuruar  110 herë, gjithsej 203 fizicientëve.
Nesër pritet të shapllet fituesi i Çmimit Nobel për Kimi, të premten ai i Çmimit Nobel për Paqe.

Për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsinë nuk është  caktuar akoma data fikse, por dijmë që këtë vit përsëri garon  kolosi i letërsisë shqipe Ismail Kadare, i cili ia bën të vështirë garën të madhit, japonezit Haruki Murakami. Në garë janë edhe të tjerë, midis të cilëve edhe izraeliti Amos  Oz dhe italiani Umberto Eco, i clii në fillim të këtij viti pushoi së jetuari.