Shorti i play off-it për Kampionatin Europian. Ja edhe çiftet

0

Është hedhur mbrëmë në Nion të Zvicrës, ku ndodhet edhe selia e “Shtëpisë së Futbollit Europian”, shorti i fazës së “play-off”-eve të Europianit të Francë 2016.

Shorti ka qenë tejet i vështirë për 8 të kualifikuarit si vendet e treta në grupet respektive të kualifikueseve që përfunduan vetëm pak ditë më parë, edicion i cili për Shqipërinë përfundoi me një triumf të jashtëzakonshëm, duke siguruar për herë të parë në histori pjesëmarrjen në një Europian.

Çiftet e “play-off”-eve janë Ukrainë-Slloveni, Suedi-Danimarkë, Bosnje Hercegovinë-Republika e Irlandës dhe Norvegji-Hungari.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 12-13-14 nëntor, ndërsa ndeshjet e kthimit më 15-16-17 nëntor.

 

Play off1