Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” nderon Drita Llollën me çmimin e vitit

0

 

Nën organizimin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane „Ana e Malit“ në New York, mbrëmjen e së shtunës u mblodhen qindra gra nga diaspora shqiptare në Amerikë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me slloganin „Gratë në të bardha“. Ata u mblodhën me qëllimin që të festojnë arritjet e deritanishme të grave shqiptare të komunitetit tonë, në avancimin e të drejtave të tyre sociale, ekonomike, kulturore dhe politike. 

Znj. Emmie Salaj, presidente e kësaj shoqate në hapjen e mbrëmjes u shpreh se ndihet e frymëzuar nga gratë shqiptare dheçdo ditë e impresionuar me kalibrin e tyre. Ndër të tjera, ajo u shpreh se kur gratë mbështesin njëra-tjetrën, atëherë ndodhin gjëra të pabesueshme.

Gjatë mbrëmjes u prezantua çmimi „Ana e Malit“ i cili këtë vit u vendos për drejtoren ekzekutive të OJQ Unë veproj, Drita Llollën.

Sot shoqata dëshiron ta nderojë Drita Llollën. Një grua e pabesueshme e re që kisha kënaqësinë e takimit kohët e fundit. Drita shpejt kuptoi rëndësinë e avokimit në një mjedis të ashpër. Me këmbënguljen dhe forcën e saj, ajo po shkatërron të gjitha stereotipet gjinore në Ulqin dhe për këtë, ne duam të pranojmë përpjekjet e saj këtu sot. Megjithëse ajo nuk është në gjendje të jetë këtu me ne, kam kënaqësinë të zbuloj vendimin tonë për t`injohur përpjekjet e saj si marrësja e çmimit “Ana e Malit” për vitin 2019, u shpreh presidentja e shoqatës „Ana e Malit“, znj. Emmie Salaj.

 

Në vijim gjendet deklarata e drejtoreshës së OJQ Unë veproj“ e publikuar përmes një statusi në Facebook:

 

Para dy vitesh, kur vendosa të kthehem në vendlindje, kisha një mision dhe në mendje një ide të qartë. Asnjëherë nuk kam menduar ose besuar që, vetëm sepse kam lindur e tillë, si një grua, nuk duhet, nuk guxoj apo nuk kam aftesinë e një burri të aspiroj, të udhëheq apo të qendroj në ballë të ndryshimit. Si një pakicë brenda një pakice, një shqiptare në Mal të Zi dhe një grua, nuk është aspak e lehtë t’i sfidosh stereotipet, t’i mposhtësh të gjitha pengesat, dhe të bësh akoma më shumë. Pasi ata që janë rritur me frymën patriarkale, e kanë të vështirë t’i pranojnë vlerat perëndimore, si liria, barazia dhe drejtësia. Por, përpara se t’a trajtojmë si çështje politike integrimin e vlerave perëndimore, për ne ai mbetet një proces i dhimbshëm por i domosdoshëm,transformimi dhe përvetësimi kulturor. Pikërisht, kjo është arsyeja përse zgjodha me OJQ Unë veproj të udhëheq rrugën e ndryshimit përmes kulturës. Sepse, pavarësisht të kaluarës sonë të vështirë, besoj thellësisht se kultura do jetë shtrati i transformimit dhe zhvillimit tonë, për një të ardhme më të mirë dhe të begatë.

Faleminderoj Shoqatë Shqiptaro-Amerika “Ana e Malit” për njohjen e përpjekje të mia në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ndihem dyfish e nderuar të marr lajmin dhe mirënjohjen në një ditë kaq të rëndësishme!