Shoqata “Kraja” organizon piknik në Muriq

0

Me datën 5 gusht në ora 11.00 ,shoqata atdhetare “Kraja” organizon piknik në Muriq të Krajës. Në kuadër të këtij pikniku do të ketë muzikë, lojra tradicionale sportive dhe shëtitje me barkë për mysafirët dhe vendasit. Ky organizim bëhet në kuadër të “Ditëve të diasporës” , ku bën pjesë edhe manifestimi qendror i cili është i parashikuar të mbahet me datën 7 gusht në qendër të Krajës në Ostros.