SHMSH: Në dy ditët e fundit mbi 20 intervenime dhe një padi penale!

1

Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit ishte i angazhuar gjatë gjithë kohës këto dy ditët e fundit.

Përvec përmbytjeve kishte edhe  dy zjarre. Një zjarr ra në depon e Elektrodistribucionit rreth ores 06:03 te mëngjesit kurse tjetri në nje objekt banimi ne Shtoj në oren 17,30.

Gjatë ditës së djeshme u kryen shumë intervenime në sanimin e pasojave të përmbytjes, duke larë rrugët, duke bërë pompimin e ujit në shumë vende, si dhe evakuimin e banorëve të fshatit Krruc, thuhet nga ky shërbim.

Përmbledhja e më shumë se 20 intervenimeve në këto dy ditë është se së pari nuk pati viktima, arritën të evakuohen të gjithë në kohën e duhur, u bë cështë e mundur që të arrihet të cdo familje në nevojë, duke marrë edhe një padi penale nga Gjergj  Pekiq, që sipas puntorëve të këtij shërbimi, i ka kërcënuar për hedhjen e ujit në livadhin e tij kur ato po shpëtonin shtëpitë nga uji që i kishte përmbytur. Sipas fjaleve të tyre, ky person më tepër kishte hall barin e vet sesa fqinjët që kishin një metër ujë në shtëpi, mbrenda të cilave ndodheshin femijë dhe pleq.

Dëmet materiale janë shumë të mëdha.

1 Koment

Comments are closed.