Shkollë me emrin e shqiptarit që shpëtoi hebrenjtë gjatë holokaustit

0

Studentë, pedagogë dhe prindër të një shkolle fillore në Berlin kanë vendosur të quajnë shkollën e tyre me emrin e Myslimanit shqiptar Refik Veseli, që i shpëtoi jetën një famije hebre gjatë Holokaustit.

Refik Veseli dhe familja e tij shpëtuan një familje çifute nga Serbia që po mundohej të shpëtonte nga asgjesimi Nazist, raporton gazeta Haaretz e Izraelit. Refik Veseli ishte një fotograf shqiptar mysliman vetëm 17 vjeç, kur udhëhoqi Jugosllavin Moshe Mandil dhe familjen e tij në malet e Shqipërisë dhe i dërgoi të sigurtë në shtëpinë e familjes së tij në male për t’i mbrojtur.

Dy familjet mbajtën lidhje të forta mes tyre dhe në 2004-ën Refik quajti djalin e tij Ron, njësoj si djali i madh i familjes çifute të Moshe. E përditshmja Izraelite raporton se familja Veseli është nderuar si antërare e “Të drejtëve mes Kombeve”, një titull nga qendra kërkimore e Holokaustit Yad Vashem e vendosur në Izrael.

Studentët në Berlin kanë mësuar rreth Holokaustit në shkollë, dhe në kuadër të kësaj kanë vizituar Izraelin, si dhe Yad Vashem, ku mësuan për familjet e tjera myslimane që shpëtuan hebrenjtë nga Nazistët.

Familja hebre Mandil, me origjinë nga Jugosllavia, tentoi të arratisej nga vendi i tyre gjatë viteve 1941 kur nisi pushtimi i Gjermanëve dhe në tentativë për t’i shpëtuar rregjimit të ashpër, ata përfunduan të burgosur në Prishtinë nga ushtarët gjermanë, e pas arratisjes nga aty u vendosën në Shqipëri ku hapën një studio fotografike.

I riu Veseli, nga një fshat i Krujës, vendosi të bënte një kurs fotografie pranë tyre, dhe kur gjermanët mbërritën dhe në Shqipëri, ai u ofrua t’i mirëpriste në shtëpinë e familjes së tij në male, ku ata do të ishin të sigurtë. Familja hebre u fsheh në një shpellë larg zonave të banuara dhe qëndroi aty deri në vitin 1944, nën mbrojtjen e kujdesin e familjes myslimane shqiptare. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=248805#sthash.pblFK2BL.dpuf