Shkollat e Ulqinit: Rizgjedhën drejtorat

0

Në shkollën fillore “Marshall Tito” dhe gjimnazin “Vëllazërim-Bashkim” janë konfirmuar drejtorat edhe për një mandat katërvjeçar.

Siç mëson portali ynë surpriza nuk ka pasur, dhe ashtu siç pritej këtë rol edhe në të ardhmen do ta kryejnë Martin Zadrima (Marshall Tito) dhe Hysein Katana (Vëllazërim-Bashkim).

Edhe për shkollat e tjera priten të konfirmohen kandidatët qa qarkullojnë si favoritë të Ministrisë së arsimit, gjegjësisht partive në pushtet, pasi zgjedhja e drejtorave ka kohë që nuk ka lidhje me arsim por me politikë.