Shkolla fillore “Mareshali Tito” fiton vendin e parë në panairin ndërkombëtar

0

Shkolla fillore  “Mareshali Tito” nga Ulqini, fitoi vendin e parë në panairin ndërkombëtar për arsim dhe edukim të mbajtur në Novi Sad të Serbisë.

Drejtori Arben Llunji lidhur me këtë arritje ka mbajtur edhe një konferencë për media dhe gjatë dy diteve të ardhshme do të jetë i ftuar të mbaj takime në shume shkolla fillore dhe te mesme, ku mesimi mbahet në dy gjuhë, atë serbe dhe hungareze.

Shkolla fillore “Marshall Tito” ka fituar shumë lëvdata lidhur me prezantimin e punës në këtë panair si dhe vlerësime nga faktoret e lartë të arsimit.