Shkolla e Muzikës: Regjistrimet deri në fund të shtatorit

0

Shkolla e Muzikës në Ulqin vazhdon me regjistrimin e të interesuarve deri në fund të këtij muaji.

Këtë e ka bërë të ditur për TV Teuta drejtori i shkollës Jusuf Lika.

Mundësi regjistrimi kanë nxënësit nga mosha 6 vjeçare, dhe në dispozicion do të kenë degët e gitarës, solokëndimit, flautës etj.

Për të gjitha informacionet e nevojshme në dispozicion është telefoni me nr: 030/412-427 ose faqja zyrtare në rrjetin Facebook.

Kandidatët potencial për regjistrim duhet të paraqiten në ambientet e shkollës me çertifikatën e lindjes ku do të plotësojnë formularin përkatës.