Shkodër, sot përurohet stadiumi “Loro Boriçi”

0

Sot në orën 17.45 do të përurohet stadiumi i ri “Loro Boriçi” në Shkodër. Ne përurim do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi.Ky stadium me një kapacitet prej 18 mijë vendesh është i denjë dhe plotëson kriteret për tu zhvilluar në të ndeshje të nivelit ndërkombëtar. Për këtë arsye po sonte në orën 20:30 do të luhet edhe ndeshja e parë e këtij lloji. Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet në një miqësore me Marokun.
12 milion euro është vlera e investimit të hedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe qeveria për stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.