Çmimi “ENCALS Young Investigators Award” për vitin 2015 iu akordua këto ditë shkencëtarit shqiptar Edor Kabashi.
Ky çmim iu dha 38-vjeçarit nga Durrësi, pasi në sajë të punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së (Skleroza Amiotrofike Laterale) ai u konsiderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç.
Dr. Kabashi kryeson një ekip të specializuar në gjenetikë pranë institutit kërkimor-shkencor prestigjoz “ICM Brain and Spine Institute” në Paris, raportojnë mediet në Tiranë.
Ceremonia e akordimit të çmimit për shkencëtarin e ri, Edor Kabashi, u mbajt në Dublin të Irlandës.
Prof. Amar Al Chalabi, një nga neurologjistët më të shquar në botë, i dorëzoi çmimin doktor Kabashit duke i uruar suksese të mëtejshme atij personalisht si edhe ekipit të drejtuar prej tij.
/albeu/