Shkaku i përçarjes : PD-ja i ka borxh Alternativës 20.000€ ?

2

Siç mësojmë nga burimet e afërta me koalicionin e PD-së dhe LdnëMZ, shkaku i mosmarrëveshjes në mes partnerëve dhe shkëputjes së paralajmëruar nga ana e PD-së të koalicionit me Alternativën Shqiptare nuk është posti i deputetit Nik Gjeloshaj por diçka fare tjetër. Janë obligimet finaciare që sipas marrëveshjes i takojnë subjektit nga Malësia.

Siç na njofton i njëjti burim, Partia Demoktarike e Fatmir Gjekës, ku arrijnë mjetet nga buxheti i kuvendit, është e detyruar që ti kalojë mjetet Alternativës Shqiptare. Mjetet të cilat janë grumbulluar në shumën e 20.000 € pa paguar. Dhe kjo është arsyeja kryesore e përçarjes sipas këtij burimi.

PD-ja ka paralajmëruar që në mbledhjen e ardhshme do të marrin vendimin për ndërprerjen e koalicionit me ASH-në, gjë që do rezultojë me faktin se mjetet që i takojnë subjektit nga Malesia, do mbesin në xhiro llogarinë e PD-së, që deri ne fund te mandatit logariten te vinë afër 50.000€ shtesë

Pra akuzat e ndërsjellëta që vinë nga këto subjekte dhe që akuzojnë njeri tjetrin për prerje në besë dhe mosrealizimin e marrëveshtjes, na lajnë disa dilema,

Kujt i shkojnë mjetet nga buxheti në rastin e ndërprerjes së kolicionit dhe çfarë ka ndodhur me 20.000€ që PD-ja e Fatmir Gjekës duhet ti paguajë Alternativës Shqiptare?

2 KOMENTET

Comments are closed.