Shiu i madh gjatë natës dhe që është duke vazhduar edhe në këto momente, ka mbuluar me ujë rrugët dhe tashmë ka përmbytur shtëpitë në disa zona të qytetit.
Gjendjë më e rënduar për momentin është në zonën Gjerana-Kodrave, por nëse shiu vazhdon me këtë intenzitet së shpejti të gjitha zonat e ulta të qytetit do të ndodhen nën ujë.
Shërbimet e emergjencës ndodhen në terren, por vështirë se mund të ndihmojnë shumë, duke marrë parasysh intenzitetin dhe sasinë e rreshjeve.