Shetitorja vetëm për këmbësorë, bllokohet nga automjetet

0

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal ështe sjellur vendimi që shetitorja e Ranës ditën e diele prej orës 12.00 deri në orën 16.00 është vetëm për këmbësor, cka do të thotë që nuk lejohet kalimi me automjete.

Ky vendim patjetër që duhet përgëzuar, pasi u mundëson njerëzve, sidomos nënave, që pa frikë nga automjetet të shetisin fëmijët e tyre.

Të paktën kështu duhej të ishte.

Por sot, jo vetëm që shëtitorja ishte përplot me makina që kalonin pa u trazuar, por bile edhe bllokimi i rrugës ishte dicka mjaft e zakontë nga automjete që qarkullonin në drejtim të kundërt, cka mund të vërehet edhe në foto.

Nëse pushteti lokal sjell vendime që janë në interes të qytetarëve, mirë do të ishte që kjo të përcillej edhe nga sekretariatet përkatëse dhe policia komunale, në mënyre që ato të mos mbesin vetëm në letër.

Kuvendi Komunal poashtu solli vendim që cdo ditë prej orës 16.00 deri në ora 24.00, prej ish hotelit Galeb e deri te Albatros lejohet qarkullim vetëm për këmbësor.

Edhe ky po ashtu vendim për tu lavdëruar.

Tani ka mbetur vetëm që këto vendime të realizohen.