Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit: Mungesë e fuqisë puntore

0

Në një intervistë për televizionin Teuta, kryeshefi i Shërbimit për Mbrojtje dhe Shpëtim Flamur Sella, deklaroi se kjo ndërmarrje po përballet me mungesën e fuqisë puntore.

Ai bërit të njohur se vitin e kaluar 9 puntorë e kanë lëshuar këtë ndërmarrje, disa në pension e disa janë larguar në vendet perendimore.

Sella u shpreh se shpresa e vetme mbetet ministri i financave i cili pritet të japë pëlqimin për punësime të reja.

Ky problem mund të ketë pasoja jo të vogla pasi tani fillon edhe periudha kur plasja e zjarreve është një rrezik i përditshëm. Mungesa e zjarrfiksave do ta rëndonte edhe më tepër rrezikun nga fatkeqsitë e ngjashme.