Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit: Gjashtë intervenime në pak orë

0

Antarët e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit po kalojnë një nga verat më të vështira. Pas ditës së djeshme mjaft intenzive edhe sot ato kanë pasur plot 6 intervenime të ndryshme.

Pas intervenimit në aksidentin me pasoja tragjike në Shtoj, u desh puna e tyre edhe në fikjen e zjarreve në Kllezën, Shtoj, Zogaj e Amull. Poashtu edhe në fikjen e zjarrit pas aksidentit automobilistik në Mëhallë të Re i cili ishte mjaft afër shtëpiave.

Për shkak të terrenit të vështirë, zjarri në Amull është akoma aktiv.

Në një kohë kur institucionet me më shumë mjete dhe infrastrukturë po dështojnë në punën e vet, antarët e këtij shërbimi meritojnë falenderimet e gjithë qytetarëve për punën dhe sakrificën e tyre.