Nesër mbrëma, e premte me 28. Gusht 2015, do të mbahet përurimi i përmbledhjes së kumtesave nga simpoziumi kushtuar 160 vjetorit të lindjes së Hafiz Ali Ulqinakut. Përurimi do të mbahet në bibliotekën e qytetit me fillim në ora 18.00.
Përvec Bashkësisë Islame të Ulqinit, bashkorganizatorë është edhe Lidhja e krijuesve shqiptarë në Mal të Zi.
Moderatore e programit do të jetë Ardita Rama, kurse për botimin në fjalë do të flasin dr. Nail Draga, prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, dhe përfaqsuesi i Myftinisë së Shkodrës.