Sh.Rizaj: Turistët në Ulqin shpenzojnë deri në 3 milionë euro në ditë

0

Drejtori i Qendrës Turistike të Kosovës Shkelzen Rizaj tha për “Vijesti” se në Ulqin për momentin pushojnë rreth 90.000 kosovarë, cka e con numrin total të turistëve në 150.000 të cilët shpenzojnë rreth 3 milion euro në ditë.

“Për një qytet me 20.000 banorë kjo është më se e solide”, tha Rizaj.

Ai përparsi të Ulqinit në krahasim me konkurencën nga Shqipëria theksoi cmimet e njëjta si vitet e mëparshme, pasi Velipoja dhe Shëngjini i kanë cuar ato rreth 300%.

Rizaj tha se patriotizëm në turizëm nuk ka, dhe se klientët kërkojnë cmime të mira dhe siguri, ku Ulqini dhe Mali i Zi janë të pakontestueshëm.

Ai si probleme që duhen zgjidhur përmendi pikën kufitare të Sukubinës, e cila gjatë verës duhet të zgjerohet dhe tu mundësojë turstëve kalim të shpejtë, zgjidhjen e problemeve me energji elektrike dhe mungesën e parkingjeve.

Rizaj poashtu u ndal tek mungesa e hoteleve të kategorisë së lartë, ekzitenca e të cilëve do ta pasuronte shumë ofertën turistike të qytetit.