SH. F „Mareshali Tito“ hap konkurs për zgjidhje ideore të logos

0

Shkolla fillore “Mareshali Tito” ka hapur konkurs për zgjidhjen ideore të logos së shkollës.

Të dhënat e nevojshme për konkursin mund ti gjeni në shpalljen e mëposhtme.

I.P. SH.F „MARSHALL TITO“-ULQIN

Nr_________

LAJMËRIM

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 50 vjetorit të punës së shkollës tonë si dhe me vendim të drejtorit të këtij institucioni, I.P.Sh.F “Marshall Tito” shpall konkurs për konceptimin ideor të shenjës dalluese –  logos.

QËLLIMI

Me dëshirën që të komunikojmë në një formë të njohur, në mënyrë që të paraqesim karakterin e shkollës dhe atë ta përafrojmë komunitetit , I.P.Sh.F.”Marshall Tito” dëshiron të përcaktojë identitetin e vet vizual dhe të ketë simbolin themelor (logon) me të cilën do të paraqitet si shkolla më e madhe në dy gjuhë në Ulqin dhe në Mal të Zi.

Logo e I.P.Sh.F. „Marshall Tito“ Ulqin si shenjë dalluese duhet që në mënyrë të thjeshtë, dalluese dhe mbresëlënëse të bashkojë, ilustrojë dhe të nxjerrë në pah karakteristikat më të rëndësishme të I.P.Sh.F “Marshall Tito” Ulqin.

TEMA e KONKURSIT

Punimi i propozimit për logo të I.P.Sh.F. “Marshall Tito” Ulqin – Propozimi i logos duhet qartë të identifikojë konceptin e arsimit, multikulturës dhe gjithpërfshirjes së shkollës tonë.

Kërkesat për dizajnin e shenjës – logos

Zgjedhja ideore duhet të përmbajë  shenjin (elementi grafik) dhe logotipin (pjesa me shkronja). Te pjesa tekstuale e shenjës –logos –duhet të shënohet në dy gjuhë emërtimi i shkollës :

JU OŠ „Maršal Tito“ – Ulcinj

IP SHF “Marshall Tito” – Ulqin

Poashtu, tek pjesa tekstuale , sipas mundësisë të vendoset viti i themelimit të shkollës sonë –  1968.

Kushtet e konkursit

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik.

Punimet mund të dorëzohen në ambientet e drejtorisë së shkollës.

Autori i punimit fitues është i obliguar të dorëzojë I.P.Sh.F „Marshall Tito“ – Ulqin zgjidhjen grafike në formë fajli në format vektor.

AFATI PËR DORËZIMIN E PUNIMEVE

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë autorët të cilët dorëzojnë punimet deri me 19.03.2018 deri në ora 12:00 me shënimin “Konkursi për dizenjimin e logos I.P.Sh.F „Marshall Tito“ – Ulqin”, në zarf të mbyllur me shenjën “Mos e hap”.

JURIA PROFESIONALE DHE SHPËRBLIMI

Vendimin për punimin fitues do ta sjellë juria profesionale e I.P.Sh.F „Marshall Tito“ – Ulqin

Punimi fitues do të shpërblehet me çmimin në të holla me vlerë 100e (euro).

DREJTORI

Mr Arben Lunj