SH.A.”Tradita” me 7 dhe 8 gusht në Kosovë dhe Maqedoni

0

Pas prezantimit në mënyrë dinjitoze të Komunës së Ulqinit në një sërë aktivitetesh kulturore si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, si dhe bashkëpunimit të shkëlqyer më Shoqëri Kulturore në Kosovë, Shqipëri , Maqedoni , SH.A.”Tradita” tashmë është kthyer në promotorin kryesorë të kulturës dhe prezantimit të vlerave më të larta të trashëgimisë sonë historike të krijuar prej shekujsh nga populli shqiptar.

SH.A.”Tradita” vazhdon aktivitetin e saj në dy festivalet e rradhës, më datën 07 gusht 2015 do jetë pjesëmarrës në Festivalin e Arteve e Kulturës Tradicionale ,,ETNO FEST’’ në Prishtinë në fshatin Kukaj përballë Kalasë së Artanës si dhe më datën 08 gusht 2015 do jetë pjesëmarrës në Festivalin ,, KËNGË JEHO’’ në Strugë të Maqedonisë.

 

Shërbimi për informim