SH.A.Tradita dhe OJQ ,,Buzuku ’’ në festat e flamurit në SHBA

0

Më ftesë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Ana e Malit në New York dhe nën mbështetjen e BKA-së, SH.A.TRADITA dhe OJQ BUZUKU do marrin pjesë në ceremoninë e manifestimit të festave që organizohen për nder të Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

SH.A.TRADITA dhe OJQ BUZUKU do paraqitën më njëprogram të larmishëm ku do të paraqesin vlera të larta tëfolklorit, dhe në fokus të saj do jetë njohja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore etnografike, rendësia dhe promovimi i jetës kulturore-artistike, ruajtja , zhvillimi i identitetit dhe trashëgimisë kulturore si dhe krijimi i arhivit kulturore si pjesë e përgjithshme e kulturës shqiptare.

Në manifestim do të prezantohet programi i FFKGJ 2015 ku shoqëritë artistike nga Komuna e Ulqinit u kurorëzuan mëvendin e III si dhe do përformojë fituesja e vendit të parë si këngëtarja më e mirë Egzona Salaj.

Supriza e SH.A.TRADITA do jetë koreografia e re primierë ,, Festa e Bashkimit ’’e përgaditur nën udhëheqjen e pedagogut të vallëzimit Besnik Grajçevcit artist dhe valltarë i ansamblit kombëtar ,,SHOTA’’ –Kosovë.
Programi që do prezantohet titullohet ,, “FESTA E BASHKIMIT ’’.

Shërbimi për informim
18.11.2015