SH.A Tradita: Audicion për pranimin e antarëve të rinj

0

SH.A.TRADITA HAP AUDICIONIN E PARË PËR PRANIMIN E ANTARËVE TË RINJ

Këtë vit për herë të parë SH.A.Tradita hap audicionin për pranimin e antarëve të rinj të cilët kanë vullnet , dëshirë dhe pasion të merren më: vallëzim, këndim, vegla muzikore dhe aktrim.

Audicioni do filloj nga data 10 shtator deri më datën 1 tetor 2015 . Nga data 10 tetor deri në datën 1 nëntor, të gjithë kandidatët e paraqitur do jënë në prova ku do bëhët dhe përzgjedhja e antarëve të cilët kanë talent dhe prirje . Përzgjedhja do bëhët nga profesionistë të fushës dhe antarët e kryesisë së SH.A.Tradita.

Të gjithë kandidatët të cilët dëshirojnë të antarësohen duhet të paraqiten pranë zyrës së SH.A.Tradita e cila gjindet në kuadër të zyrës së përbashkët BKA- Shoqata Ana e Malit –New York, në Katërkollë, ku duhet të plotësojnë formularin nga ora 16:00- 18:00 gjatë javës , kurse të shtunen nga ora 15:00 – 17:00.

Deri më tani SH.A.Tradita numëron mbi 50 antarë të regjistruar. Mund të konkuroj çdo person pavarësisht moshës. Suksese!

Kryetari i SH.A.Tradita

Selatin Gjeloshi