SH.A.TRADITA: 2015 viti i sukseseve , faleminderit të gjithëve!

0

Përgaditur nga Sabri Salaj

Mbrëmë në një koktej modest SH.A.Tradita festoi përmbylljen e vitit 2015, një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë më suksese të mëdha.

SH.A.TRADITA- u themelua në dhjetor të vitit 2012 dhe në fokus të saj është njohja dhe  ruajtja e trashëgimisë kulturore etnografike, rendësia dhe promovimi i jetës kulturore-artistike, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit dhe  trashëgimisë kulturore si dhe krijimi i arhivit kulturore të Anës së Malit si pjesë e përgjithshme e kulturës shqiptare.

Gjatë vitit 2015 SH.A.Tradita mori pjesë në festivale të ndryshme më karakter garues dhe karakter pjesëmarrës, në manifestime të ndryshme  dhe koncerte si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, duke promovuar në mënyrë dinjitoze Komunën e Ulqinit . Pas bashkëpunimit të shkëlqyer më ansamblin kombëtar të Kosovës ,, Shota’’ këtë vitë SH.A.Tradita ishte në Tetovë ku krijoj bashkëpunim më SH.K.A. Jehona e Malësisë  së Sharit si dhe në Shkup më SH.K.A.ILIRIDA duke  plotësuar pjesë të mozaikut të kulturës mbarëkombëtare të popullit shqiptar. Gjatë këtij viti u bë i mundur kompletimi i një pjesë të kostumografisë më veshje kombëtare të trevës tonë.

Suksesi i vitit 2015 pa dyshim që është Festivali Folklorik Mbarëkombëtar në Gjirokastër, ku SH.A.Tradita si bartëse e programit sëbashku edhe më SH.K.A. Ana e Malit dhe Buzuku dolen fituese të vendit të tretë. Këngëtarja më e mirë u shpall Egzona Salaj nga grupi Tradita si dhe Fadil Velaj dhe Naxhije Popi u dekoruan më mirënjohje për  ,, Ruajtjen e folklorit në treven e Krajës ‘’. Në Gjirokastër SH.A.Tradita ishte ansambël i vërtetë sepse në programin e saj që paraqiste ,, Dasmën e Anës së Malit’’ ishin gati të përfaqësuar të gjitha trevat autoktone shqiptare në Mal të Zi si muzafirë në dasëm të trevës tonë. Festival tjetër i rendësisë së veçantë më karakter garues për SH.A.Tradita ishte edhe Festivali Folklorik ,,I këndojmë Lirisë’’ në Klinë ku u shpërblyem më ,,vendin e dytë’’.  Në festivalin folklorik në ,,Etno Fest’’ në Kukaj të Prishtinës , u korurëzuam më çmimin e ,, valltarës më të mirë’’ që u shpall Aida Hajdari dhe më çmimin si ,,kostumet më të mira’’ të festivalit. Sa i përket manifestimeve , festivaleve me karakter pjesëmarrës SH.A.Tradita gjatë vitit 2015 mori pjesë në: Loja Fest- Oblik, Dita e Verës – Elbasan, Pranvera në Anë të Malit- Shas, Dita e Shegës dhe Dita e Diasporës- Katërkollë, Këngë Jeho – Strugë , Dolcinium Festival – Ulqin, si dhe së fundi ishte në SHBA për të dytin vitë më rradhë ku më ftesë të Shoqatës Ana e Malit morëm pjesë në koncertë për festën e flamurit më programin e quajtur ,,Festa për bashkim’’ SH.A.Tradita në SHBA mori pjesë në Staten Isand, Manhattan , Connecticut dhe Bronx duke prezantuar kulturën dhe traditën tonë autoktonë para bashkëvendasve tonë në SHBA.

Gjithashtu gjatë këtij viti SH.A.Tradita është duke punuar projektin ,, Aktivitetët e Shoqërive Artistike ndër vite në Anë të Malit si dhe themelimi i Shoqërisë Artistike Tradita’’ një film dokumentar për të pasuruar sadopak të kaluarën dhe të tashmën e folklorit dhe trashëgimisë tonë të përbashkët si popull autokton.

Aktualisht SH.A.Tradita ka të antarësuar dhe janë aktiv mbi 50 antarë. Në fund duhet të falenderojmë të gjithë ato që na ndihmuan për të realizua këto suksese: Komunën e Ulqinit, Biznis Klub Ana e Malit , Shoqatën Ana e Malit në New York , donatorë të shumtë , mediat e  ndryshme si dhe  antarët dhe kryesinë e SH.A.Tradita.

Gëzuar të gjithëve 2016, dashuri , mirëkuptim dhe bashkëpunim për të mirën tonë të përbashkët, vazhdojmë të punojmë për të jetu në paqë.