Serbo-malazezëve u pengon flamuri shqiptar në Rumi

0

Valvitja e flamurit shqiptar në Rumi nga mjaft persona që dje u ngjitën në këtë mal, sic duket u pengon disa mediave dhe zyrtarëve të kishave dhe institucioneve serbo-malazeze.

Kjo dalje në Rumi që organizohet nga shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” ka mbledhur afër 200 njerëz qe dje janë ngjitur në maje të këtij mali, ku shumë prej tyre edhe kanë ngritur flamurin shqiptar.

Kjo u ka penguar disa prej mediave të cilat kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për shkak të ngritjes së flamurit të një shteti të huaj ë teritorin malazez.

Gazeta “Dan” analizon se për këto gjeste po dënohen vetëm ato që ngrisin flamurin serb, kurse shqiptarët po kalojnë pa pasoja.

Jovan Plamenac, famullitari i kishës ortodokse serbe në Tivar, thotë se këto dalje në Rumi nuk do të ishin problem nëse nuk do të kishin edhe qëllime politike. Ai shtoi se vjet kishën nuk e kishte prekur askush dhe shpreson se edhe sivjet është e njëjta situatë.

Kuptohet, këto media nuk merren aspak me vetë ndërtimin e kishës, e cila është e ndërtuar pa asnjë leje dhe në konfrontim të plotë me ligjin dhe traditën e respektimit të ndërsjelltë fetar dhe etnik.