Serbia i shpall luftë dronit!

0

Mediat serbe raportojnë se Beogradi është në kërkim të Ismail Morinës, i njohur me nofkën “Ballisti”, i cili është i dyshuari kryesor për lëshimin e dronit të famshëm në stadiumin e Beogradit.

Sipas gazetës “Kurir” të Beogradit, ai shëtit lirshëm nëpër Kosovë. Gjithnjë sipas kësaj gazete, policia serbe në bashkëpunim me policitë e tjera të vendeve fqinje, po përpiqet ta arrestojë Ballistin.

Fillimisht spekulohej se Morina fshihej në Itali, së pari në Firence, e pastaj në rrethinë të Leçes, por sipas “Kurir”, ai tani ndodhet në Kosovë.

Sipas kësaj gazete, Morina përmes rrjeteve sociale, ka “provokuar”, pasi javën e shkuar është fotografuar pranë shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz.