Serbia proteston. “Autochthonus” mbi kryeministri

0

Ivica Daçiq, shefi i diplomacisë serbe, i dërgoi demarsh qeverisë shqiptare për shkak të provokimit të Kryeministrit të saj Edi Rama, i cili me rreze lazer projektoi flamurin e Shqipërisë së madhe në vilën e tij gjatë kohës së festës së Vitit të ri.

“I është dhënë udhëzim ambasadës tonë në Tiranë që të dorëzojë një demarsh.Jemi në pritje”- deklaroi Daçiçi për gazetën Kurir, dhe se për shkak të këtij provokimi ka protestuar edhe qeveria e Greqisë.

Edi Rama vendosi në murin e jashtëm të zyres së tij flamurin e Shqipërisë së madhe, gjë e cila është pjesë e aksionit të cilin fansat e Kryministrit shqiptar dërguan nëpërmjet mesazheve me telefonë celularë.

Flamuri është projektuar si një lajt shou në Tiranë, dhe pastaj janë publikuar edhe nga ana e fansave të tij në faqen Fejsbuk. Ndër mesazhet që e ka frymëzuar Ramën është edhe kjo me hartën e Shqipërisë së Madhe, dhe ndjekësdit e tij këtë postim e pritën me ovacione.

Në komente shënohet se projeksioni është “real”, por edhe “legjendar”.