Serbia dekoron policin shqiptar nga Presheva

0

Ministria e Brendshme e Serbisë do të dekorojë për humanizëm policin shqiptar që është fotografuar duke ndihmuar një fëmijë të vogël sirian në Preshevë.

Polici Rexhep Arifi u fotografua nga gazetarja e BBC, Meenvin Rana, gjatë një reportazhi në rrugën që përshkruajnë refugjatët.

Gazetarja shkruan se fotot janë bërë në momentin kur në Preshevë pritej të mbërrite autobusi i UNHCR-së për transportin e refugjatëve.

 

pilici shqiptar2