Serbia: Arrestimi i kryepolicit të Mitrovicës për terrorizëm

0

Policia serbe thotë se e ka arrestuar kryepolicin e Mitrovicës për “terrorizëm”. Nehat Thaçi u arrestua të mërkurën (28 shtator) rreth orës 20:00 orën lokale.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve B92, e cila citon Ministrinë e Brendshme serbe, thuhet se urdhër-arresti ndaj Thaçit është lëshuar në vitin 2010 për veprën penale të terrorizimit.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë në Nish, në Serbinë Jugore, e cila ka urdhëruar paraburgimin e tij.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha tha për Associated Press se Thaçi ishte duke udhëtuar privatisht, kur ndalua, dhe Policia e Kosovës kanë kërkuar shpjegim për rastin.