Seminar për barazinë gjinore

0

unnamed (10)

Sot në Ulqin ka filluar seminari dyditor “Planifikimi strategjik i planit lokal për barazine gjinore”. Seminari organizohet nga OJQ “SOS telefoni”.

 

Në fjalën e saj, drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Hatixhe Nelaj, ka theksuar se mbajtja e këtij seminari është njëi nga hapat që duhet të ndërmirren me qëllim arritjen e punimit të këtij plani strategjik.

Ajo vuri në pah pjesmarrjen e ulët të grave në organet e pushtetit lokal,e sidomos në organet vendimarrëse.

Kuvendi i komunës së Ulqinit ka 33 këshilltarë, ku vetëm 3 janë gra.Nga 7 klube këshilltarësh që ekzistojnë, vetë njëri ka për kryetare grua.

Këshillet e kuvendit kane 66 antarë, por vetëm 6 prej tyre janë gra.E njëjta situatë figuron edhe në komisionet,strukturat dhe subjektet e tjera.

Pak më mire eshtë gjëndja në Shtëpinë e Shendetit, qëndrat parashkollore , shkollore dhe ato kulturore, por as në to nuk ka gra në postet e rëndësishme.Përjashtim ështe vetëm materniteti.

Nelaj poashtu shprehu shqetësimin e saj në lidhje me rritjen  numrit të rasteve të dhunës në familje.