Seks skandali i Top Channel: Sokol Balla nuk do të udhëheq më emisionin “Top Story”

0

Top Channel ka vendosur që gazetari Sokol Balla, drejtuesi i emisionit “Top Story”, nuk do të do të jetë më në ekran.

Ky emision, i cili ndiqet nga një publik i konsiderueshëm edhe jashtë Shqipërisë, do të mbetet pa figurën e tij kryesore.

Ai mund të vazhdojë të punojë në Top Channel, por do të duhet ta lërë menjëherë drejtimin e emisionit “Top Story”.  Ky është vendimi i Bordit Drejtues të TCH për gazetarin dhe ish –Drejtorin e Informacionit të këtij televizioni, pas publikimit në internet të disa videove intime, ku ai shfaqet në skena erotike me një vajzë, ende të paidentifikuar.

Vendimi i marrë tashmë nga drejtuesit e Top Channel, që janë përfshirë në diskutime prej dy ditësh për të vendosur mbi të ardhmen e gazetarit në televizion, pritet t’i komunikohet atij zyrtarisht në orët në vijim.

Nuk dihet nëse Balla do ta pranojë atë. Burime pranë tij thonë se ai e ka quajtur absurd një vendim të tillë, pasi vlerëson se “po ndëshkohet” për një veprim tërësisht personal dhe që nuk ka lidhje me profesionin apo marrëdhënien me televizionin.

Sipas të njëjtave burime Balla kishte kërkuar që të jepte vetë sqarime për publikun, të enjten, në nisje të emisionit Top Story, ku i ftuar do të ishte kryeministri Edi Rama. Por Bordi Drejtues i TCH ka menduar se shfaqja e gazetarit në ekran, pasi videove erotike, mund të përbënte problem për imazhin e Top-it. Pavarësisht këtij qëndrimi, veprimi i tij nga Bordi Drejtues i TCH, nuk është komentuar.