Seanca e Kuvendit Komunal: Miratohet investimi prej 5 milionë euro

0

Në seancën e mbajtur sot, këshilltarët e Kuvendit Komunal miratuan marrjen e kredisë prej Bankës Europiane për Zhvillim me vlerë prej 5 milionë euro, të cilat do të investohen në rrjetin e kanalizimit Braticë-Mali i Bardhë-Totosh-Kodra.

Vendimi për kredinë tjetër nga banka gjermane KFW me vlerë prej 20 milionë eurosh do të merret në seancën e rradhës pas festave.

Të dy këto investime kolosale mund dhe duhet ti hapin rrugë investimeve tjera në sektorin turistik, me qëllim revitalizimin e ekonomisë së qytetit.