Së shpejti vetura fluturuese të përshtatshme? (foto/video)

0

Pas shumë përpjekjeve, prodhimi i një veture të përsosur fluturuese duket se do të bëhet realitet. Tani, një kompani pretendon se është vetëm një hap larg bërjes realitet të kësaj teknologjie, pasi ka lëshuar disa pamje të një koncepti të tyre të quajtur ‘TF-X’.

Koncepti i kësaj veture – që është edhe aeroplan edhe veturë – ka krahë dhe motorë elektrikë të vendosur në fundin e tyre.

Këta motorë e lejojnë veturën që të lëvizë nga një pozicion vertikal në një horizontal, dhe do të fuqizohet nga një motor me 300 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net.

Sipas kompanisë, vetura do të ketë një shpejtësi të lëvizjes prej 322kmh. Shikojeni atë më poshtë se si duket!

 

 

 

/lajmi.net/