Së shpejti punimet për përfundimin e rrugës Ulqin – Krythë

1

Sot në Komunën e Ulqinit u prit në një takim pune Drejtori i Drejtorisë së Komunikacionit Savo Paraca.
Në takim u tha se ka përfunduar projekti për rekonstruimin dhe ndërtimin e aksit rrugor Ulqin -Krythë me gjatësi 13,5 kilometra dhe se pritet drita e gjelbërt për marrjen e kredisë tek Banka Evropiane për Investim dhe menjëhere pas kësaj do shpallet tenderi për zgjedhjen e kryerësit të punimeve.

Ky investim mbi nëntë milionë euro punohet i tëri në një fazë dhe afati i përfundimit është një vit. Ky investim i një rëndësie të veçantë për qytetin tonë, nëse çdo gjë shkon si duhet , pritet të fillojë në fazën e parë të vitit të ardhshëm. Po ashtu u ra dakord që edhe Komuna të marrë obligimet e saj dhe të planifikojë mjete në buxhet për dislokimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën ku do të zhvillohen punimet. Udhëheqesit e Drejtorisë së Komunikacionit thanë se ka përfunduar edhe çështja e shpronësimit. Kërkesë e Komunës së Ulqinit ka qenë që në prag të fillimit të sezonit të ardhshëm të bëhet ndriçimi i tunelit të parë që të çon në drejtim të Tivarit , propozim i cili sipas të gjitha gjasave do të pranohet.

Burimi: faqja e Komunës së Ulqinit

1 Koment

Comments are closed.