Së shpejti parti e re e orientimit socialdemokrat

0

Ish zyrtari i lartë i PSD-së dhe nënkryetar i qeverisë së Malit të Zi, Vujica Lazoviq, paralajmëroi formimin e partisë së re për socialdemokratët e vërtetë, shkruajn mediat malazeze.

Ai deklaroi se ato që deshën përçarjen e PSD-së, në krye me kryetarin e partisë, ja kanë arritur qëllimit.

Megjithë humbjen e një pjese të mirë të antarëve dhe zyrtarëve te vet, PSD akoma mban në dorë pushtetet lokale në mjaft komuna të vendit. Për shqiptarët intersant është komuna e Tivarit, ku një pjesë e mirë e tyre votuan për këtë parti, në bazë të premtimeve për rrugë, punë, a favorizime të ngjashme. Nuk dihet se cfar do të ndodh në muajt e ardhshëm, por PDS (DPS) në Tivar mund të formojë qeverinë lokale edhe pa PSD, nëse i bashkangjiten partitë e pakicave dhe këshilltarët e pavarur apo të Pozitivnës, që kanë kohë që po flirtojnë me PDS.

Kjo do të ishte një goditje e rëndë për këtë parti, pasi shumica dërrmuese e votave të saj varet nga nepotizmi dhe favorizimet politike, dhe dalja në opozitë do ti linte pa armën e tyre të vetme për marrjen e votave.