Së shpejti në treg kartmonedha e re prej 20 eurosh

0

Banka Qëndrore e Gjermanisë, Bundesbank, ka lajmëruar se prej me 25 nëntor do të dalë në qarkullim kartmonedha e re prej 20 eurosh.

Sipas zyrtarëve të bankës, kartmonedha e re shquhet për disa elemente sigurie shtesë, që e mbrojnë atë nga falsifikimi i mundshëm. Gjithashtu është përmirsuar edhe cilësia, çka e bën atë më të qëndrueshme ndaj dëmtimeve.

Pritet që në periudhën e ardhshme të ndërrohen edhe kartmonedhat e tjera prej 50, 100, 200 dhe 500 eurosh.