Së shpejti hapet muzeu dixhital në Ulqin

0

Në kuadër të projektit të përbashkët në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë “Promovimi i lidhjes së interentit brezgjërë (broadband) në zonat kufitare të Bjeshkëve të Nemura”, i cili u finansua nga Bashkimi Europian, Ministria për Shoqëri Informative organizon aktivitetin përfundimtar.

Ky aktivitet do të organizohet me 4 shtator me fillim në ora 10.00 në Muzeun e Ulqinit, me c’rast do të bëhet edhe hapja e muzeut dixhital.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe ambasadori i BE-së në Mal të Zi Mitja Drobnic, ministri për Shoqëri Informative Vujica Llazoviq, ministrja për Administratë Publike dhe Inovacione e Shqipërisë Milena Harito, dhe kryeari i Komunës së Uqinit Fatmir Gjeka.